Vdes në burg miliarderi që ekzekutoi gruan dhe dy miqtë e tij


Vdes në burg Robert Dust, miliarderi 78-vjeçar, i cili u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e mikeshës së tij, Susan Berman.

Ai vrau këtë të fundit pas përpjekjeve të saj për të folur me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij.

Bëhet me dije se Durst ka vdekur për shkaqe natyrale, ndërsa prej kohësh ai vuante nga probleme të shumta shëndetësore.

Durst u hetua pasi një regjistrim i tij ku rrëfehej ishte përdorur në një dokumentar të “HBO-së” të quajtur “The Jinx”.

Ai ishte regjistruar duke i thënë vetes së tij: “Çfarë dreqin bëra unë ? Vriti të gjithë ata”.

Përveç bashkëshortes dhe mikeshës, ai akuzohet se ka vrarë edhe fqinjin e tij Morris Black, kur ishte arratisur në Teksas.

Durst pretendoi se e kishte qëlluar aksidentalisht, përpara se të vazhdonte ta copëtonte trupin e tij dhe ta hidhte në gjirin Galveston.

Baby Boo