Ambasadori Ramadan Nazifi do të varroset në Radushë


Me nderimet më të larta ushtarake, në prani të anëtarëve më të afërt të familjes, përfaqësues të Ambasadës sonë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, sot nga Berlini u nis drejt vendit kufoma e ambasadorit Ramadan Nazifi, i cili ndërroi jetë më 3 shtator në kryeqytetin gjerman.

Siç kumtoi MPJ, varrimi i ambasadorit Nazifi do të mbahet nesër, më 7 shtator, në orën 13:30 në vendlindjen e tij, Radushë. Ministria e Punëve të jashtme, gjatë javës së ardhshme do të organizojë komemoracion ku do të shprehen nderimet dhe respekti për veprën dhe personalitetin e ambasadorit Nazifi.

Baby Boo