Vdes miliarderi francez Olivier Dassault


Miliarderi francez Olivier Dassault ndërroi jetë dje pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrë*zua. Helikopteri që u mori jetën biznesmenit dhe pilotit u rrë*zua në Normandi, ku miliarderi kishte rezidencën.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, tha presidenti francez Macron në Twitter.

Dassault ishte djali i madh i industrialistit francez Serge Dassault. Ai u konsiderua njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë euro (7.15 miliardë dollarë) kryesisht të trashëguar nga babai i tij.

Baby Boo