Vdes Joe Jackson, babai i mbretit të POP-it, Michael Jackson


Joe Jackson, babai dhe menaxheri i Michael Jackson, ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Lajmin e bën të ditur Tmz. Burri, që ishte baba i 11 fëmijëve, kishte kohë që ishte i sëmurë. Me origjinë nga Arkansas, gjatë jetës së tij ai kishte pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin. Përveç 10 fëmijëve që ai kishte me bashkëshorten e tij Katherine, Jackson ka pasur edhe një lidhje jashtë martesore 25 vjeçare me Cheryl Terrell, me të cilën ka një vajzë.

Ai ka qenë menaxheri i parë i Michael dhe i fëmijëve të tjerë, të cilët kishin një karrierë muzikore. Personazh kontrovers, ai njihej për dhunën dhe abuzimet që ushtronte ndaj fëmijëve të tij.

Vetë ‘Mbreti i pop” kishte treguar që babai i tij gjatë provave apo regjistrimeve, në çdo gabim që bënte i gjuante me rrip ose me çdo lloj gjëje që mund të kishte në dorë.

Raporti i tyre nuk ishte një raport normal dhe i qetë, aq sa ishte vetë Micheal që e hoqi të atin nga puna, menjëherë pas publikimit të albumit ikonik ‘Thriller’.

Gjatë jetës Joe Jackson ka pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin, në 2012 ai kaloi një infarkt teksa gjendej në shtëpinë e tij ne Las Vegas.
Tre vite më vonë, vajza Janet ka ndërprerë ‘Unbreakable’, turneun botëror, për shkak të një tjetër infarkti në ditëlindjen e tij të 87-të.

Në 2016 ai u shtrua në spital për shkak të një temperature të lartë, në 2017 përfundoi në spital për shkak të një aksidenti automobilistik.
Për shkak të tradhtive të tij bashkëshortja Katherine Scruse (me të cilën u martuar në 6 nëntor 1949) kërkoi divorcin shpesh herë, por ndërroi mendje për të mbajtur familjen e bashkuar.

Baby Boo