Vdes 19 vjeçari, 22 vjeçarja në gjendje të rëndë pas marrjes së tabletës ‘Red Bull’ në mbrëmjen studentore


Një 19-vjecar ka vdekur dhe një e re është në gjendje të rëndë në spital pasi morën tableta të njohura si ‘Red Bull’ MDMA në një mbrëmje studentore në Anglinë qendrore.

Shërbimet e emergjencës çuan në spital të riun në orët e para të mëngjesit, së bashku me 22-vjeçaren, por ai nuk mbijetoi.
Viktima dhe miqtë e tij ishin në një festë studentore por mund të kenë marrë drogat jashtë saj.

Detektiv Pete Hill i policisë së Warwickshire tha se ishte fjalë për tableta të kuqe hekzagonale të quajtura ‘Red Bull’, dhe janë të ngjashme me ekstazi, prandaj këshillonte kundër tyre të gjithë të tjerët që mund të kenë konsumuar tabletat.

“Megjithse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ne po mbajmë një mendje të hapur në lidhje me substancën që ka shkaktuar reagimin fatal apo mbidozën, prandaj të gjithë ata që e kanë konsumuar duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore”, tha ai.

Baby Boo