Kasami: Jemi të hapur për të gjithë ata që duan ndryshimin


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka pritur sot në takim ish-anëtarin e kryesisë qendrore të Alternativës, Emërli Asani, i cili rikthehet në radhët e Lëvizjes BESA.

Lidhur me këtë takim, Kasami ka shkruar se është i nderuar që ka pritur Emërli Asanin, ndërsa ka shtuar se dera e Lëvizjes BESA është e hapur për të gjithë ata që duan ndryshimin.

“Sot prita në takim, ish anëtarin e kryesisë qendrore të Alternativës, z.Emërli Asani i cili para disa ditëve dha dorëheqje nga ky subjekt politik. Me Emërliun diskutuam gjërë e gjatë për situatën politike dhe për zgjedhjet që priten të mbahen me 15 korrik. Nga sot, Emërliu do të rikthehet me aktivitet në Lëvizjen BESA për të vazhduar angazhimin e tij për të mirën e përgjithshme për të sjellur ndryshimin në shoqëri.

Njerëz të vullnetit të mirë, profesor, intelektual dhe mjekë çdo ditë po i bashkangjiten Lëvizjes tonë dhe kauzës tonë të pastër për ndryshim. Të gjithë ata që e duan ndryshimin derën e kanë të hapur në Lëvizjen BESA, sepse ne #MUNDEMI Edhe më #Shumë. Edhe më #Mirë.”, ka shkruar Kasami në profilin e tij në rrjetet sociale. (INA)

Baby Boo