Vdekshmëria e foshnja, furnizohen me pajisje maternitetet


Në kuadër të masave kundër vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave, Fondacioni “Proekt Hope” do të bëj vlerësimin e kapaciteteve të disa nga maternitetet e vendit për të evidentuar mungesat në aspektin e pajisjeve në këto maternitete. Ky Fondacion do të donojë paket me pajisje për repartin Gjinekologjik të Spitalit të Tetovës dhe atij të Kumanovës në vlerë prej mbi 300 mijë dollarësh. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë të dhëna të sakta se sa maternitete në të gjithë vendin janë jashtë funksionit.

 “Jashtë funksionit janë ata maternitete në të cilat nuk ka gjinekologë. Të njejtat shfrytëzohen për raste ultra urgjente nga gjinekologët amë të cilët më herët kanë punuar në ata maternitete. Kemi bërë vlerësimin e të gjitha materniteteve, janë identifikuar të gjitha problemet, nuk ka pengesa të theksuara përpos kuadrit në disa prej atyre materniteteve. Ajo të cilën tani e bëjmë është analiza se si atë numër i mjekëve të cilët mungojnë, ta plotësojmë. Kemi dy mekanizma, e para një plan për punësimin e mjekëve por e dini se kjo nuk do të jetë zgjidhje që do të japë rezultate të menjëhershme, ata mjekë duhet të shkojnë për specializim, të trajnohen por dhe vetë specializimi nuk do të thotë se mjeku do të jetë i gatshëm t’i bëjë të gjitha rastet e komplikuara”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo