VDEKJA ENIGMATIKE E NXËNËSEVE, DY VAJZAT LANË POROSINË E NJËJTË PARA VETËVRASJES

Kurse rasti i dytë ishte me 25 maj kur nxënësja u hodh nga kati i shtatë. Vajzat ishin shoqe të ngushta. Kjo dëshmohet edhe përmes kësaj fotografie ku të ndjerat kanë lënë gjurmët e tyre të fundit para se të kryenin aktin e vetëvrasjes.

Baby Boo

Sipas dëshmitarëve, viktima e parë kishte vizatuar në bankë një dorë e më pas e kishte kryer aktin. Pas një jave, një dorë tjetër ishte vizatuar nga viktima tjetër e cila pasi kishte përfunduar mësimin kishte vrapuar drejt ndërtesës nga e cila u hodh më pas.

Por askush në këtë shkollë nuk kanë folur për këto ngjarje. Drejtori Komunal i Arsimit ai që është i shqetësuar me rastet e fundit.

Skender Susuri thotë se i kanë shtuar masat e sigurisë tek objektet shkollore, ndërkohë që jep detaje për rastet.

Susuri ka folur edhe për rastin e nxënëses që po trajtohet në spital. Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar se rasti është nën hetime.

Ndërkaq, jashtë kamerës, banorët thonë se në Prizren janë duke funksionuar disa banda kriminale që po i shantazhojnë të rinjtë në këmbim të parave./T7

Restorant Lumare