Liridona Vejseli: Është e palogjikshme që qeveria të finansojë gazetarinë hulumtuese


Në emisionin e sotëm të Click Plus në TV21 ku të ftuar janë opinionisti Latif Mustafa dhe gazetarja Liridona Vejeseli. Debati është mbi temën e lirisë dhe klientelizmit në media. Gjatë debatit u diskutua edhe për ligjin e fundit pë gazetarinë hulumtuese ku ligji në fjalë parashtron finansim të gazetarëve dhe gazetarisë hulumtuese.

Kjo sipas Vejselit është diçka e pakuptimtë dhe e palogjikshme që në një vend si Maqedonia shteti të finansojë gazetarët hulumtues për keqpërdorimet e zyrtarëve shtetëror.

“Për mendimin tim ligji i fundit nga qeveria e Maqedonisë që parasheh finansimin e gaeztarëve hulumtuese është diçka e palogjikshme. Qeveria të finansojë gazetarët hulumtues për keqpërdorimet e funksionarëve, kjo nuk ka logjikë. Mund të flasim për në ndonjë vend tjetër demokratik por jo për në Maqedoni”, u shpreh Vejseli./Pa Censurë/

Baby Boo