Vazhdon skriningu për Covid-19, testohen nxënësit e Bllacës


Në shkollën fillore “Mihal Grameno” të fshatit Bllacë u testuan vetëm tre nxënës në kuadër të skriningut për Covid 19, nga gjithsej 110 sa numëron shkolla. Që të tre dolën negativ. Nxënësit e tjerë që nuk ishin pjesë e skriningut kërkojnë që herëve të tjera në skrining të përfshihen të gjithë nxënësit e shkollës.
“Shumë mirë kaloi, doli testi negativ, jam shumë e lumtur. Është mirë të testohemi që ta dimë që nuk kemi virus”.

“Do të kisha pranuar të testohem që ta di a kam virus ose jo që mos të përhapet virusi. I respektojmë rregullat, vendojmë maska, mbajmë distancë”.
“Është mirë të testohemi që ta dimë a kemi virus. Për tu mbrojtur i vendojmë maskat, i lajmë duart, mbajmë distancë. Pasojat që kanë njerëzit nga Covid 19 na kanë shtyrë që më shumë të mbrohemi”.
Përgjegjësi i shkollës, Isuf Amati tha se gjendja me virusin korona në këtë shkollë është stabile për momentin.

Me virusin Covid 19 nuk kemi pas problem, nuk ka pas nxënës dhe shtëpi që kanë qenë në izolim, nuk ka pas as në fshat, as nëpër shtëpi, as kolegët e as nxënësit. Respektohen qind për qind masat. Kemi maska, kemi dezinfektues, të gjitha i kemi, nuk mungon asgjë”, tha Isuf Amati, përgjegjës i sh.f “Mihal Grameno” fshati Bllacë.
Skriningu apo verifikimi nëse në mesin e nxënësve është i pranishëm Covid 19 do të kryhet në 364 shkolla fillore dhe 109 të mesme ku do të përfshihen 8.178 nxënës. Në Shkup, skriningu tashmë është realizuar në 9 shkolla të mesme ku të gjitha rezultatet dolën negative, ndërkohë në shkollat fillore skriningu akoma nuk ka nisur.

Baby Boo