Faton Selami komenton idenë e kryeqendrës shqiptare: Tetova u shndërrua në kryeqendër të kazinove, ti japim fund kësaj


Bartësi i listës Alternativa për Tetovën, Faton Selami në emisionin Clik Plus ka komentuar idenë e kryeqendrës shqiptare duke theksuar se Tetovën tashmë e kanë shndërruar në kryeqendër të kazinove dhe bastoreve. Selami kërkon që përmes votës për Alternativën për Tetovën t`i japim fund kësaj etikete dhe kësaj veprimtarie famëkeqe.

“ Përveç fjalëve miradije që ishin për Tetovën, duhet të theksojmë se për fat të keq Tetova është shndërruar në kryeqendër të bastoreve, e kazinove. Ky është një fakt i dhimbshëm. Nuk duhet ta harrojmë. Është kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve, por realisht është shndërruar në kryeqendër të bastoreve dhe kazinove. “, deklaroi ndërmjet tjerash Selami.

Baby Boo