Vazhdon identifikimi i kufomave, Nuredini apelon për durim


Koordinatori i spitalit modular, Gëzim Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së. Ai apeloi deri tek familjarët për durim, dhe njoftoi se kufomat do tua dërgojnë deri në shtëpi.

“Kanë vështirësi me identifikimin e trupave dhe ata na u lajmëruan neve se duhet t’i thërrasim familjarët që të bëhet analiza e AND-së që më lehtë të bëhet identifikimi i disave prej tyre. Besoj se brenda ditës së sotme, të kenë durim familjarët, do të kenë të gjithë informata dhe edhe kufomat me ndihmën e komunës do tua dërgojmë në shtëpi”, tha Nuredini.

Baby Boo