Vazhdon “hakmarrja” e Beatrix, shfaqet krah për krah me “armikun” e Donaldit


Beatrix Ramosaj është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” . Ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar aso kohe duke përfshirë këtu edhe lidhjen që krijoi me aktorin Donald Veshaj. Së fundmi Trixa duket se është bërë nostalgjike, duke ndarë në Instagram një video kur ishte brenda shtëpisë. Këngëtarja ka postuar pamje të kërcimit me Ilir Shaqirin.

Me këtë të fundit nuk është se kishte marrëdhënie edhe aq të mira brenda shtëpisë, marrë parasysh raportin që Iliri kishte me Donaldin. Sidoqoftë, dyshja duket se kanë ruajtur raporte pas përfundimit të edicionit të parë të BBV, më shumë tani që Ramosaj është ndarë nga Veshaj.

Baby Boo