Dë*nohet i riun nga Gostivari, dëmtoi shenjën e trafikut me motoçikletë


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se ka identifikuar dhe san*ksionuar personin i cili në përpjekje për të incizuar një video për rrjetet sociale, me motoçikletën e tij me katër rrota ka dë*mtuar një shenjë trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 4 prill afër kryqëzimit të rrugëve “Zhivko Brajkovski” dhe “101” në Gostivar.

17-vjeçari është thirrur në polici këtë pasdite ndërsa me të është zhvilluar bisedë informative.
Për veprat e kryera, dy raporte janë përgatitur në përputhje me Ligjin për Automjetet.
Kundër personit në fjalë janë përgatitur dy parashtresa.

Baby Boo