Vazhdon “drama” për sheqer në Rusi, kështu shtyhen mes vete rusët (VIDEO)


Kriza ekonomike në Rusi ka vazhduar të thëllohet edhe më shumë këto ditë, krizë e cila është krijuar si pasojë e sanksioneve ekonomike që i janë vendosur Rusisë për shkak të agresionit që kjo e fundit ka bërë mbi Ukrainën.

Kjo krizë ka prekur Rusinë në shumë fusha, nga vlera monetare ruse, lëvizja e tyre përmes avionëve e deri tek ushqimi, gjë për të cilën janë raportuar shumë raste kur rusët janë kacafytur mes vete për siguruar pako të ndryshme ushqimore.

Së fundi, diplomati ukrainas Olexander Scherba ka shpërndarë një video në Twitter ku shihen rusët duke u shtyer mes vete për pako të sheqerit.

Baby Boo