‘Implantimi i mikroçipeve’/ Bill Gates shprehet ‘shumë i habitur’ nga teoritë ndaj tij dhe Dr. Fauci


Bill Gates tha sot se ishte “shumë i habitur” që ai dhe kryemjeku i SHBA, Dr. Anthony Fauci janë bërë objekte të teorive “të çmendura” të konspiracionit në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Ai tha se nuk ka pasur ndonjëherë në mend të “përdorë vaksinat e koronavirusit për të injektuar mikro-çipe monitoruese apo kontrolluese ndaj miliarda njerëzve”, siç thonë disa prej teorive.

Në një intervistë me agjencinë Reuters, miliarderi themelues i grupit Microsoft tha se bashkë me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Fauci, janë bërë objekt i teorive të rreme për origjinën e koronavirusit.
“Askush nuk e kishte parashikuar se unë dhe Fauci do të ishim kaq të përmendur në këto teori djallëzore. Jam shumë i habitur dhe shpresoj që të largohet shpejt. Nuk jam përfshirë kurrë në gjëra mikroçip-esh. Por tashmë është e vështirë të mohosh gjëra si këto sepse thjesht përsëritja, i jep atyre më shumë kredibilitet”, tha Gates.

Që prej nisjes së pandemisë një vit më parë, Gates ka qenë në krye të retorikave duke shpalosur idetë e tij për stilin e luftës kundër koronavirusit dhe fondacioni i tij Bill & Melinda është zotuar me 1.75 miliardë dollarë në fondin e përballjes me pandemine.
Gates ka qenë gjithashtu një nga kritiket më të ashpër të administratës së Donald Trump në lidhje me reagimin ndaj sëmundjes.

“Ai besojnë vërtet njerëzit këto gjëra?,” pyet Gates në intervistën me Reuters.
“Ne duhet të edukohemi dhe të lexojmë për këto gjëra derisa të kuptojmë sesi mund të ndryshojnë sjelljen e njerëzve, dhe si mund të minimizojmë efektin e tyre”, tha ai duke iu referuar pretendimeve të përhapura online.
Gates ofronte gjithashtu lavdërime për Fauci, që tashmë është këshilltari i Presidentit Joe Biden për pandeminë, si dhe Dr. Francis Collins, që Biden ka emëruar në krye të Institutit Kombëtar Shëndetësor të SHBA.

Baby Boo