Beatrix Ramosaj mahniti me veshjen në finalen e Big Brother VIP – Ja sa kushtoi veshja e saj


Përveç finalistëve, në finalen e madhe të Big Brother VIP ishin edhe të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme të cilët para fillimit të spektaklit parakaluan në tapetin e kuq.
Ata morën vëmendje me elegancën dhe dukjen me shumë shije për të cilën ishin kujdesur deri në detajin e fundit.

Pa vëmendje nuk ka kaluar pa këngëtarja, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një dukje unike, trupore ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”. Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.

Foto nga paraqitja e mbrëmshme postoi edhe vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram gjatë ditë së sotme (e shtunë).
Ndërkaq, kujtojmë që Beatrix hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP si befasi për të dashurin e saj, Donald Veshaj për të cilin performoi një këngë dhe pati edhe një takim romantik.
Ndryshe, fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Baby Boo