Vazhdojnë seancat për lëndët “Titanik”, “Treqind” dhe “Tarifa”


Seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 2”, “Treqind” dhe “Tarifa” duhet të mbahen sot në Gjykatën Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Titanik 2” çka ka të bëjë me zgjedhje lokale jo rregullore të vitit 2013, i akuzuar është lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Në gjykatë duhet të mbahet seanca edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tij në lidhje me blerjen e 300 veturave për Ministrin e Brendshme.

Në karrigen e të akuzuarve në Gjykatë sot do të ulen edhe Dejan Boshkovski, ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” dhe dy persona tjerë, të akuzuar për lëndën e PSP-së “Tarifa”. /Telegrafi

Baby Boo