Seanca për votimin e Qeverisë së re – Mungon një deputet i BDI-së


Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës.

Për dallim nga seanca e votimit për votëbesimin e Qeverisë, kur Mexhiti ishte prezent dhe shpalosi një sërë pakënaqësisë për Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev, në momentin më të rëndësishëm për Qeverinë e re e cila duhet të votohet në mesnatë, Mexhiti nuk ka qenë prezent në sallë dhe pritet që të mos jetë prezent edhe në momentin e votimit.
Mediat mësojnë se Qeveria e re do të ketë numra të mjaftueshëm për të marrë besimin e Kuvendit./ Alsat.mk

Baby Boo