Vazhdojnë përp*lasjet mes agjentëve federalë dhe prote*stuesve në Portland


Tensionet shpër*thyen përsëri të premten në Portland të Oregonit ku prania dhe veprimet e oficerëve federalë po ngrenë shqetësime për një krizë të mundshme kushtetuese me argumentin se agjentët janë dislokuar pa miratimin e organeve lokale.
Përp*lasjet e fundit vijnë pas një vendimi të një gjykatësi për një urdhër të përkohshëm frenimi për agjentët në përgjgje të një padie të ngritur nga dega e Unionit Amerikan të Lirive Civile në Oregon.
Inc*identi erdhi një ditë pasi gjykatësi Michael Simon nxorri një urdhër që ndalonte agjentët federalë nga përdorimi i forcës apo arre*stimi i gazetarëve dhe vëshguesve ligjorë në prot*estat ku*ndër racizmit sistematik dhe ajo që ata e shohin si brut*alitet të policisë.

Vendimi erdhi një ditë pasi kryebashkiaku i Portlandit Ted Wheeler ishte mes një grupi prote*stuesish ndaj të cilëve u hodh ga*z lo*tjsellës kur agjentët federalë shpërndanë një pro*testë para gjykatës.
Sipas Amendamentit të 10-të të Kushtetutës amerikane, përdorimi i policisë është një kompetencë e shtetit, jo e qeverisë federale.
“Kompetencat që nuk i janë deleguar Shteteve të Bashkuara nga kushtetuta apo që nuk u ndalohen shteteve prej saj u rezervohen shteteve respektive ose popullit”, thotë Amendamenti.
Kryebashkiaku Wheeler ka thënë se do që agjentët të largohen duke e quajtur praninë e tyre si një shkelje të autoritetit federal dhe nxitje të dhu*nës.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz njoftoi të enjten hapjen e një hetimi për përdorimin e for*cës nga agjentët federalë në Portland dhe kryeqytetin Uashington, DC ku u përdor g*az lotsjellës për të zbrazur zonën pranë Shtëpisë së Bardhë muajin e kaluar para se Presidenti Donald Trump të kapër*cente rrugën për të folur para një kishe.
Po të enjten, Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Joseph Cuffari njoftoi për hapjen e një hetimi për akuzat për sjellje të tepruar të oficerëve të këtij departamenti në Portland.
Demonstruesit kanë marshuar çdo ditë në Portland, pas vde*kjes më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte në duart e policisë në Mineapolis. Disa protesta janë shoqëruar me vandalizma dhe kr*im.

Baby Boo