Vazhdojnë dë*nimet për kompanitë që marrin para dhe si japin rrogat, paralajmëroi Lukarevska


Drejtoresha e Drejtorisë së Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska ka bërë të ditur mënyrat e aplikimit për sigurimin e mbështetjes financiare të kompanive për punëtorët e tyre për muajt shkurt dhe mars.
Ka njoftuar, se kjo do të bëhet nëpërmjet E-Tatimit duke parashtruar të dhëna për çdo punëtorë veçmas.
Ka paralajmëruar, se siç ka ndodhur me masat e pakova paraprake ekonomike, edhe në pakon e 5 janë paraparë dë*nime për kompanitë të cilët gjatë aplikimit do të dorëzojnë informacione të rre*jshme.

“Sikurse edhe më herët, janë paraparë dënime për ata që japin deklaratë të rre*jshme për përmbushjen e kushteve, si dhe masa kundërvajtëse për ata që nuk e kanë paguar mbështetjen financiare apo kanë paguar vlerë më të ulët. Dhe sigurisht, në mënyrë publike dhe transparente do të publikohen kompanitë që e kanë marrë ndihmën financiare, kurse nuk do t’ua paguajnë punëtorëve”, tha Llukarevska.

Baby Boo