Va*rroset Rasim Thaçi-Cima, e bija Adelina kujton momentet e fundit me të (VIDEO)


Humoristi Rasim Thaçi-Cima është va*rrosur sot në vendlindjen e tij në Vukovc të Drenasit.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit 71 vjeçarit në ceremoninë e va*rrimit morën pjesë shumë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të cilët thanë se kanë kujtime të veçanta me artistin.

E bija e humoristit të njohur si Cima, Adelina Thaçi-Meta, rrëfeu momentet e fundit të babait të saj.
“Njëherë i është keqësuar gjendja e më pas i është përmirësuar, por më pas i përjetoi dy su*lme nga të cilat ndërroi jetë”, deklaroi ajo.

Edhe bashkëpunëtorët e tij treguan se e përjetuan rëndë lajmin e vd*ekjes së Cimës të cilin thanë se e patën fort përzemër.
Për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame, por homazhet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Baby Boo