Kreshnik Bekteshi: Opozita, të papërgjegjshëm dhe joserioz para qytearëve


Ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka reaguar për anulimin e takimit, mes sekretarit të partisë nga radhët e tyre dhe të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.
Bekteshi ka vlerwsuar se opozita çdo iniciativë të saj e ka për poena të ulët politik ka qenë e ditur, dhe se ata sot e vërtetuan edhe publikisht një gjë të tillë.

Ja reagimi i ministrit Bekteshi:
“Gjithçka e qartë!
Se opozita çdo iniciativë të saj e ka për poena të ulët politik ka qenë e ditur, por ata sot e vërtetuan edhe publikisht një gjë të tillë.

Ajo opozitë e cila gjatë tërë kohës bënte thirje për takim, për të zgjidhur problemet për çështje të caktuara, sot pa fije turpi e deshmuan veten se sa janë të papërgjegjshëm dhe joserioz para qytetarëve, duke i ikur takimit të përbashkët të sekretarëve të partive politike shqiptare, njëherit edhe duke i lënë PA PAGA TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN PRIVAT.
Çdo qytetarë e ka më të qartë se çdo kauzë e tyre është manipulative dhe joserioze sa për të tentuar të fitojnë ndonjë pikë politike.
Por këto mashtrime NUK KALOJNË!”

Baby Boo