Varheji përshëndeti dorëzimin e vaksinave në Maqedoni të Veriut


Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot e ka përshëndetur dorëzimin e vaksinave kundër Kovid-19 për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi përmes programit Kovaks.
“BE është mes atyre që më së shumti kontribuojnë për Kovaks dhe është solidar me partnerët e saj që të sigurohen vaksinat dhe të arrijnë te të gjithë. Do të dalim bashkë nga pandemia”, ka shkruar Varheji në profilin e tij në Twitter.

Në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut përmes programit Kovaks sot kanë arrit nga 24.00 doza të vaksinës AstraZeneka.
BE në porosinë e saj në Tuiter ka theksuar se mbështetja e Unionit për programin Kovaks ndihmon të sigurohet se vaksinat e sigurta do të arrijnë deri te të gjithë njëjtë.

Baby Boo