Kjo është pasuria që ka deklaruar Stevo Pendarovski !


Megjithatë nuk bëhet e ditur se Pendarovski a ka të trashëguar pasurinë e familjarëve të tij
Stevo Pendarovski kandidati për president nga radhët e partive në pushtet a thua vallë ku banon dhe cila është adresa e tij, pasi që në listën anketuese të pasurisë së tij ka shkruar se nuk ka as shtëpi as ndonjë banesë. Nuk ka as patundshmëri tjera.

Ai ka evidentuar vetëm një makinë të vjetër Jugo Tempo 1.1 të vjetër mbi 20 vjet, e cila është vlerësuar në 1 mijë euro. Në listën anketuese ka shkruar se ka kursime në vlerë prej 12 mijë euro në bankë. Pendarovski po ashtu ka evidentuar makinën e gruas së tij Reno Megan 2005, dhe ajo ka kursime në bankë me vlerë prej 3 mijë eurove. Megjithatë nuk bëhet e ditur se Pendarovski a ka të trashëguar pasurinë e familjarëve të tij.

Baby Boo