Valon Bela: Shiheni Aziz Pollozhani si i bën kontratat në “katër sy”( FOTO FAKTE)


Nga: Valon Bela

Eh more vllazni, shiheni Azizin si ka bë kontratë për punësim në 4 sy.
E ka punësuar personin Ruzhica Kërstiq duke anashkaluar ‘bordin e rekoratit’.
Jo vetëm kjo por ka shkelur me dy këmbë mbi Ligjin për arsim të lartë neni 10-b si dhe ligjin për shërbyesit administrativ.

Aziz Pollozhani duke vetëshpallur konkurs i ka marrë të drejtën bordit të rektorati dhe duke punësuar mikeshën e tij Ruzhica Kërstiq ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për shërbyes të administratës sepse ajo as minimalisht nuk i përmbush kushtet dhe standardet.
Nisur nga fakti se studimet e saj kanë filluar në 1998 dhe kanë përfunduar në 2010 e që i bie dikund 12 vite ka zgjatur diplomimi i saj.

Nëse i hedhim sy anglishtes së Ruzhicës i bie që ajo mezi ka arritur nivelin A2 e që dëmton rëndë imazhin e Universitetit Nënë Tereza.

Pra, për t’i thjeshtësuar, punësimi i saj nga ana e Aziz Pollozhanit i bie që ajo të mbetet sekretare gjenerale e përhershme sepse vetëm Bordi i Rektoratit MUND të shkarkon sekretaren gjenerale e që në këtë rast, qëllimisht është anashkaluar.

Më poshtë ju sjell fotografitë (kontratën dhe çertifikatën për njohje të gjuhës angleze) si dëshmi për krimin e rëndë që peshon mbi UNT-në !!

Baby Boo