E DENONCOI BLERINA BOMBAJ, ARRESTOHET HAJDUTI SERIAL NË TIRANË! POLICIA ZBULON KËRDINË E VJEDHJEVE (EMRI- DETAJE)


Dietologia e njohur Blerina Bombaj ka denoncuar dy ditë më parë një person, i cili u ka vjedhur çantat në zyrat e punës.

Në profilin e saj në facebook, Bombaj tregoi me foto dhe video personin, i cili i kishte vjedhur 20 mijë lekë të reja, kartën e identitetit dhe patentën koleges së saj.

Sakaq, policia e ka arrestuar autorin. Ai është Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë, autori i një serie vjedhjesh në Tiranë.

55-vjeçari u arrestua nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1. Sakaq, i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet të cilat dyshohen se janë vjedhur prej këtij shtetasi.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Kryeqytet.

Nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 1, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi :

– Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh shtetasin N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi :

– portofol

– syze dielli dhe optike

– një sasi lekësh

– orë dore

– aparat celular

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”.

Baby Boo