Valdrin Sahiti bëhet baba për herë të dytë


Stilisti i mirënjohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ka mirëpritur në jetë bekimin e tij të dytë.
Burime për “Prive” bëjnë me dije se stilisti dhe bashkëshortja e tij Edita janë bërë sërish prindër duke sjellë në jetë vajzën e tyre të dytë. Edita lindi në Washington dhe fatmirësisht, si nëna dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vetë stilisti s’ka ndarë ende asnjë njoftim për lajmin e bukur në rrjete sociale.
Falë punës dhe talentit të tij, Sahiti ka arritur të jetë mjaft i njohur dhe për tregun ndërkombëtar, ashtu siç ndodhi dhe së fundmi.

Baby Boo