Borxhi kombëtar i SHBA-së arrin rekord prej 34 trilionë dollarësh


Thesari i SHBA-së njoftoi të martën se borxhi kombëtar bruto i qeverisë federale ka tejkaluar 34 trilionë dollarë, duke shënuar një rekord, raporton Anadolu.

Borxhi kombëtar u rrit me 2,6 trilionë dollarë për gjashtë muaj deri në dhjetor.

Më 30 tetor, Senati miratoi një projektligj shpenzimesh në minutat e fundit për të financuar qeverinë federale deri më 17 nëntor, duke shmangur për pak mbylljen e saj.

Më 17 nëntor, presidenti Joe Biden nënshkroi një projektligj mbi shpenzimet për të shmangur mbylljen e qeverisë dhe për të nxitur luftën me republikanët në Kongres mbi buxhetin federal për vitin e ri.

Plani dy etapash parashikonte që, projektligji të vazhdojë financimin për Departamentin e Transportit, Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Energjisë dhe Çështjeve të Veteranëve deri më 19 janar. Agjencitë tjera do të financohen deri më 2 shkurt.

Projektligji i shpenzimeve, i cili arriti të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve vetëm pasi republikanët kërkuan mbështetjen e demokratëve, nuk përfshin ndihmë shtesë për Izraelin apo Ukrainën.

Baby Boo