Vaksinat kundër koronavirusit do të transportohen me “kontejnerë peshku”


Është një nga sfidat më të mëdha logjistike në historinë moderne: Si do të transportohen nëpër botë miliona doza vaksinash Covid-19 që duhet të mbahen në temperatura tepër të ftohta?
Kompania “Thermo King” që merret me transport, po punon me qeveri dhe firma logjistike në mbarë botën për të siguruar ruajtjen e vaksinave.

Për ta realizuar këtë, ata kanë përpunuar kontejnerët që përdorin zakonisht për të transportuar ton të freskët në Japoni.
Peshku ton duhet të ruhet në -60 gradë Celsius ndërsa vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, ndërsa është në tranzit.

Kështu që Thermo King, bëri disa ndryshime, duke shtuar izolim shtesë dhe duke rregulluar sistemin e ftohjes, në mënyrë që të bëhej edhe më i ftohtë.
Tani, çdo kontejner i gjatë 20 metra mund të mbartë 300,000 doza të vaksinës Pfizer, e para që miratohet për t’u përdorur nga vendet perëndimore.
Sipas Departamentit të Transportit të SHBA, kompania “Thermo King” u rrit “në mënyrë eksponenciale” gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur teknologjia e saj u përdor për të ndihmuar në ruajtjen e gjakut, ilaçeve dhe ushqimit.

Baby Boo