Vaksina kineze kundër koronavirusit, me siguri gati për përdorim në muajin nëntor


Vaksina kundër koronavirusit që zhvillohet në Kinë mund të jetë gati për përdorim që në muajin nëntor, deklaroi përfaqësuesi zyrtar lidhur me Qendrën kineze për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). Kina ka katër vaksina kundër Kovid-19 në fazën përfundimtare nga analizat klinike.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, të paktën tre prej tyre tani më u janë ofruar shërbimeve më të ekspozuara. “Faza e tretë zhvillohet pa pengesa dhe vaksinat mund të jenë gati për opinionin në nëntor dhe dhjetor”, tha ekspertja e përgjithshme për biosiguri të CDC-së Gvizhen Vu në një intervistë për televizionin shtetëror.

Sektori i gjigantit shtetëror farmaceutik i Grupit kombëtar farmaceutik kinez (Sinofarm) dhe Sinovac Biotek zhvillojnë tre vaksina si pjesë e programit shtetëror. Prodhuesit botërorë garojnë për zhvillimin e vaksinave efikase kundër virusit nga i cili e humbën jetën më shumë se 925.000 njerëz.

Prodhuesit udhëheqës perëndimorë të ilaçeve premtuan paraprakisht këtë muaj se do t’u përmbahen standardeve të hulumtimit shkencor dhe do të hedhin poshtë çfarë do presioni politik për përshpejtimin e procesit.

Baby Boo