Luljeta Aliu: “Mos uroni ditën e vajzave, neser vendos dikush tjetër se a duhet vajzat e mia të jenë të miat”


Luljeta Aliu:

Më uroni fat!

Nesër në gjykatë vendosë dikush tjetër se a duhet të jenë vajzat e mia me mua apo me një baba që i manipulon me para, i joshë me gjëra materiale, vetëm sa për ta dëmtuar nënën e tyre. Ai që ka aq shumë para saqë për asnjë nga 6 kallëzimet penale prej vitit 2017 e këtej vetëm një aktakuzë është ngritur në 2020 dhe unë ende nuk jam ftuar nga gjykata. Për të tjerat 5 ende nuk janë ngritur aktakuza e që me gjasë të gjitha do të mbyllen si raste, sepse fatin e së drejtës të qytetarëve sipas sistemit tonë e ka në dorë vetëm prokurori, i cili sipas ligjit ka të drejtë ta mbyllë rastin pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa e bërë transparente mënyrë e vendimmarrjes apo të hetimeve ndaj askujt. Rasti mbyllet pa e kontrolluar askush a i ka ndërmarrë veprimet e duhura prokurori dhe qytetari nuk ka as të drejtënne qasjes në dosje. As nuk mund të paraqesë kallëzim penal tjetër, sepse rasti konsiderohet i konzumuar. Ai njeri që ka ndryshuar rrogën, ka paraqitur veten si punëtor të thjeshtë e në fakt është pronar faktik i biznesit, por që për t’i ikur obligimeve ndaj familjes nuk e ka regjistruar biznesin në emër të tij, që e ka regjistruar tokën dhe shtëpinë në mënyrë tinzare në emër të babait të tij. Ai që i ka zbrazë të gjitha xhirollogaritë gjatë procedurave të shkurorëzimit për ta paraqitur veten sikur nuk posedon pasuri që duhet ta ndajë. Ai që 4 vjet asnjëherë nuk i ka marrë fëmijët e tij në banesë të veten, por kur e ka pasë nga gjykata të caktuar kohën e vizitës, vajzat i ka dorëzuar te prindërit e tij apo te kunatat. Ai që ka tjetërsuar pronë në bashkëveprim kriminal me Agjencinë Kadastrale e me kadastrin e Graçanicës. Ai që është munduar të më paraqesë si të sëmurë psiqikisht duke thënë se kam paranojë dhe se rasti i dhunës nuk ka ndodhur, e që përkundër fakteve dhe provave të paraqitura në polici ka arritur që denoncimet e mia të dhunës të mos pranohen fare.

Ai njeri ndaj të cilit ekzistojnë rreth 10 padi civile në gjykata që prej gati 7 vjete e që sigurisht të gjitha do të vendosen në favor të tij. Se “paraja e çon ujin përpjetë”. E ai jeton i qetë dhe i lirë ende, duke tentuar që edhe fëmijët të m’i marrë përmes manipulimeve.

E ju sot e festoni Ditën e Vajzave. Athua gjyqtarët e prokurorët a kanë vajza?

Baby Boo