Thaçi: Si i ri isha gati ta jap jetën për Kosovën, tani është detyra ime ta mbroj


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë adresimit të tij ndaj qytetarëve pas kthimit nga Haga, ka thënë se Kosova për të është gjithnjë e para, dhe se sa ishte i ri gati e kishte dhënë jetën për Kosovën, e ndërsa tash për të është detyrë që ta mbroj.
Ai në adresimin e tij të sotshëm deklaroi se detyra e tij është ta mbrojë Kosovën dhe se nuk do të lejojë që vendi të dëmtohet nga procesi në të cilin thotë se është përfshirë ai me bashkëluf*tëtarët e tij padrejtësisht.

“Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëluf*tëtarët e mi krejt padrejtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova” tha ndër të tjera Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova është një amanet nga nga rilindësit, nga dëshmorët, nga heronjtë, nga Hasan Prishtina, Shota dhe Azemi, nga Adem Jashari, Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova, dhe qindra e mijëra të tjerë të cilët thotë se janë engjëjt mbrojtjes të kësaj toke.

“Kosova është edhe vizion. Është edhe borxhi që ua kemi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë”.
“Atyre që po rriten në këtë vend dhe atyre që do të lindin dhe jetojnë në këtë tokë që deshën të na e mohojnë, tokë të djegur dhe të përgjakur, ku ne të gjithë së bashku kemi detyrimin të ndërtojmë rrugën e bashkëjetesës demokratike dhe multietnike”.

Baby Boo