Vajza me sëmundje të rëndë befasohet nga Butrint Imeri


Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori frymëzimi dhe force, historia e vajzës së vogël, Glorias e cila prej një dekade lufton me sëmundjen e saj.

Në studion e programit kishin ardhur tri persona tepër të afërt të Glorias, mësuesja, shoqja më e ngushte dhe psikologia e saj, të cilat ndanë me ne historinë e dhimbshme të vajzës

Gloria kishte vuajtur që prej vegjëlisë prej një sëmundjeje të rëndë, një tumorri në kokë që e ka privuar të jetojë fëmijërinë, adoleshencën, tashmë edhe rininë ashtu si gjithë moshatarët e saj. Trajtimet mjekësore ndër vite kanë lënë pas edhe probleme të mëdha ekonomike, probleme të cilat për familjen e Glorias po bëhen gjithnjë e më të vështira për tu menaxhuar.

Sipas shoqes së saj të ngushtë, Gloria kishte dy vite që nuk dilte nga shtëpia dhe për këtë arsye ajo, mësuesja dhe psikologia dëshironin ta surprizonin atë. Ato dëshironin që nëpërmjet kësaj ftese në programin “Dua të të bëj të lumtur” do ta lumturonin, por gjithashtu t’i jepnin forcë për të luftuar çdo ditë me kurajo në mënyrë që shumë shpejt t’i rikthehet jetës normale.

Baby Boo