Vajza e vrarë dje në Pejë, rezultoi pozitive në testin e koronavirusit


Gjatë ditës së shtunë një 58-vjeçar në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës dyshohet se e vrau një 17-vjeçare e më pastaj vrau edhe vetën.

Por instituti i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupat e dy të vdekurve për analizën e obduksionit. Mirëpo, mjekët kanë dyshuar se 17-vjeçja kishte qenë e prekur me Covid-19. Ajo në analizën për Covid-19 të bërë pas vdekjes së saj, ka rezultuar pozitive.

Lajmin se e mitura kishte qenë e prekur me koronavirus e ka konfirmuar për Gazetën Express, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

Baby Boo