UT: Gara ndërkombëtare pë vlerësimin e mjaltit


“TETOVA HONEY AWARDS 2021” , 350 bletarë nga 22 vende të botës
Edhe këtë vit janë mbajtur gara ndërkombëtare për cilësi të mjaltit në Universitetin e Tetovës. Aktiviteti përveç se është me karakter garues, ka për qëllim edhe edukimin e bletarëve rreth cilësisë së mjaltit.

“Qyeteti i bletëve” , “Mjalti I Pollogut” dhe Univeristeti I Tetovës kanë organizuar garat e III-ta ndërkombëtare për kualitet të mjaltit “Tetova Honey Aëards”. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Xhezair Idrizi theksoi se aktivitetet e këtilla që kanë të bëjnë me çështjet e problemeve të ushqimit në vend do të përkrahen gjithnjë nga ta.

Xhezair Idrizi – Dekan i FTUU-së
“Bëhet fjalë për aktivitet që kalon në disa faza, faza e parë ka të bëjë me analizat organoleptike ku anëtarët e komisionit janë me karakter ndërkombëtarë, faza e dytë ka të bëjë me analizat laboratorike, analiza që do bëhen në laboratoret e fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit”.

Pasi në këtë vit të tretë pjesmarrës në gara kanë qenë bletarë nga më shumë vende të botës, kryetari I Shoqatës”Qyteti i Bletëve” shprehet I kënaqur me këtë zgjerim gjeografik të këtij aktivitetit.

Driton Dikena – Kryetar i shoqatës “Qyteti i Bletëve”
“Qëllimi i garave nuk është që bletari të marë vetëm medalje, qëllimi i garave është që të edukohen bletarët në përgjithësi, që të prodhojnë kualitet të mjaltit, dhe nëse bëjmë një krahasim të pjesmarrëve në vitin e parë dhe në vitin e tretë do shohish se bletarët veçmë kanë punuar për të rritur kualitetin, por edhe për ta prezentuar produktin si kualitet”.

Këtë vit në gara morën pjesë 350 bletarë nga 22 vende të Botës. Bletarët e Pollogut, sic u tha, janë përballur me problemin e ndryshimeve klimatike, por dëm të madh kanë shkaktuar edhe shfrytëzimi i tepër i pesticideve nga bujqit, ndërkaq kanë bërë thirrje për bashkëpunim mes institucioneve shtetërore, bletarëve dhe bujqëve, që nëse nuk mund ti parandalojmë kushtet klimatike të paktën ti parandalojnë gjërat që janë në dorë të tyre, mos I helmojnë bletët ata vetë.

Baby Boo