Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit


Për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në sistemin elektrik, nesër pa energji elektrike do të jenë pjesë të Gazi Babës, Gjorqe Petrovit, Qendrës dhe Karposhit.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në 10:30, ndërprerje të furnizimi me energji elektrike do të kenë përdoruesit e rr. “Gabrezh” nr.4 dhe nr.6 në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 08:15 deri në 15:00, përdoruesit e një pjese të rr. “Cërnogorska nënrrugica” nr.2 në Komunën Gjorqe Petrov.

Pa energji elektrike nga ora 06:00 – 12:00 do të jenë përdoruesit e bulevardit “Aradhat partizane” nr 29 lokalet: 1; 2; 3; 4; 5 dhe 6 në QT Bunjakovec, në Komunën Qendër dhe nga 09:00 – 13:00, përdoruesit e një pjese të rr. “Sofiska” në Komunën e Karposhit.

Baby Boo