Urimi i Çanit për 2019: Shqipëria do vazhdojë të vijë erë m*t


Gazetari dhe moderatori i emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çani mbetet i veçantë me deklarimet e tij.

Një urim të tij të postuar në Facebook me rastin e Vitit të Ri 2019, drejtuesi i programit “Zona e Lirë”, shkruan se “Shqipëria do vazhdojë të vijë erë m*t”.

Ai shprehet se “as kjo qeveri në mandatin e saj të dytë nuk mendoi të fuste shqiptarët e papunë në punë, për të hequr erën e mutit që shpërthen nga çdo pusetë në çdo cep rruge e rrugice”.

“Të dashur miq, Shqipëria do të vijë në shumicën e territorit të saj, era mut edhe në 2019.

As kjo qeveri në mandatin e saj të dytë nuk mendoi të fuste shqiptarët e papunë në punë për të hequr erën e mutit që shpërthen nga çdo pusetë në çdo cep rruge e rrugice. Por gëzuar gjithsesi… Ta hani me shëndet”, shkruan Çani.

Baby Boo