Urat për këmbësorë në Çair, jashtë funksionit


Ura për këmbësorë që gjendet në afërsi të Bit Pazarit dhe ura në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Çairçankë, në afërsi të shkollës fillore Liria, janë pothuajse jashtë funksionit. Qytetarët parapëlqejnë të kalojnë rrugën vend e pa vend, por assesi të ngjiten në urë. Arsyetohen me mungesën e ashensorëve. Kritikojnë autoritetet për mosvënien në funksion të ashensorëve, të cilët do të kishin evituar shkallët dhe do ta kishin lehtësuar ngjitjen në urë. Ndërkohë që shprehen të vetëdijshëm për rrezikun e kalimit të rrugës jashtë vijave të bardha.

 “Pse t’i përdorim shkallët, nuk i kanë bërë për përdorim, I kanë bërë për orendi, për reklamë. Duhet të bëhen sipas standardeve. Ashensori as rrymë nuk ka. Le të bëjnë të paktën vizëbardha, se pleqtë nuk mund ta shfrytëzojnë këtë.”

“Po të punonte ashensori do të jetë më mirë, por nuk punon. Ka shumë shkallë. Si ide e mirë është por standardet duhet t’i ketë. Unë eci edhe shkallëve nuk është problem por, pleqtë nuk munden.”

‘Unë i përdor rregullisht shkallët. Të tjetër nuk I përdorin, shifni kaloi gjysmë ore nuk është askush. Pleqtë nuk I përdorin, kalojnë në rrugë. Ashensori nuk punon momentalisht, ndoshta për këtë shkak nuk I përdorin. Duhet të rregullohet, ka njerëz që nuk mund të ecin, ka shumë shkallë.”

Në projektin e urës në Bitpazar ishte ideuar edhe kalimi për personat e moshuar por I njëjti ka mbetur jashtë funksionit. Kreu I Shkupit Shilegov thotë se duhet gjetur një mënyrë se si të përdoren më me efikasitet këto ura. Shilegov premtoi se së shpejti do të hyjnë në funksion edhe ashensorët e urës në Bitpazar dhe se zgjidhja më e mirë do jetë vizëbardhat nën urë.

Ato objekte veçse janë të ndërtuara, do shohim të gjejmë zgjidhje se si ti stimulojmë qytetarët ti shfrytëzojnë më shumë se sa i kanë përdorur deri tani.  Unë personalisht kisha preferuar për kalim të këmbësorëve nën tokë sesa urat. 07:57- Pres që në një të ardhme të afërt ti vejmë në funksion ata ashensorë – deklaroi Petre Shilegov, Kreu i Shkupit.

Ura në Bitpazar është ndërtuar në vitin 2009. Ky projekt ka kushtuar 12 milion denarë. Ndërtimi i urës ishte një  aktivitet  i përbashkët  i Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit./Alsat-M

Baby Boo