Bejli: Në Amerikë vetëm përmes edukimit, studentët e Maqedonisë drejt ëndrrës amerikane


Nëse studentët më parë i futeshin internetit për të marrë informacione për Universitete amerikane, në panairin e edukimit i mbajtur në Shkup ata kishin përballë këto institucione. Shumë studentë nga shkollat e mesme e deri tek ato të larta patën mundësi të njihen me procedurat, mënyrën e aplikimit dhe gjitha këshillat e nevojshme për të studiuar në SHBA.

Duke pyetur pranë stendave, studentët e interesuar thanë se kanë ardhur këtu për të parë mundësitë se si të shkojnë në Amerikë. I pranishëm në Panair ishte edhe ambasadori i Amerikës ne Maqedoni Xhes Bejli i cili i inkurajoi të rinjtë që të interesohen për mundësitë që ju vijnë dhe të bëhen qytetar te botës.

Baby Boo