UNT demanton Belën: Funksionojmë në bazë të ligjit

Informacionet që thonë se Aziz Pollozhani, rektor në Universitetin Nënë Tereza punon në mënyrë të paligjshme dhe se kryen punësime në katër sy, nga kjo e fundit i demantojnë dhe i quajnë si të pabaza, spekulative dhe qëllimkëqija, transmeton Portalb.mk. Nga UNT thonë se janë themeluar dhe funksionojnë në bazë të ligjit të Kuvendit të Maqedonisë.

Baby Boo

“Universiteti shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, plotësisht i hudh si të pasakta shpekulimet të cilat sot u plasuan në media të caktuara, për akuza të ngritura për veprime të dyshuara të paligjshme nga ana e udhëheqësisë së Universitetit. Informatat e tilla kanë për qëllim që në mënyrë joetike dhe në bazë të pretеndimeve të pavërteta të dëmtojnë reputacionin dhe kredibilitetin e Universitetit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, në kohën kur fillojnë regjistrimet për vitin e ri akademik. Motivet janë të qarta, e ajo është krijimi i mosbesimit në llogari të institucioneve tjera të arsimit të lartë, të cilat do të mund të nxjerrnin përfitime eventuale nga kjo”, thuhet në reagimin e UNT-së.

Nga UNT-ja theksojnë se janë themeluar me ligj nga Kuvendi i Maqedonisë në bazë të së cilit janë zgjedhur edhe organet e saj, njofton Portalb.

“Universiteti shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup është themeluar me Ligj nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e në përputhje me këtë, të gjitha organet e saj janë të zgjedhura mbi bazën e ligjit që rregullon këtë fushë. Tani më edhe studentët janë vërtetuar se në Universitetin shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup punojnë profesorë me renome dhe ekspert të fushave, të cilët ofrojnë arsim cilësor”, thonë nga UNT-ja.

Nga UNT përfundojnë duke thënë se për të njëjtat informacione, siç i quajnë ato, spekulative, të pabaza dhe qëllim këqija, do të dëshmojnë para institucioneve kompetente./Pacensure

Restorant Lumare