Shaqiri shënon një rekord në Botëror


Më shumë se 700 futbollistë do të marrin pjesë në Rusia 2018 që pritet të fillojë pas 9 ditësh, megjithatë një numër i madh i tyre nuk do të arrijnë të luajnë.Sa për kuriozitet, lojtari më i gjatë i kompeticionit është portieri i Kroacisë, Lovre Kalinic. Ai luan në kampionatin bel me Gentin dhe është i gjatë 201 centimetra.

Pas tij renditen Jannik Vestergaard, mbrojtës i Danimarkës, i gjatë 2 metra, Federico Fazio, mbrojtës i Argjentinës, 199 cm, Courtois, portier i Belgjikës 199 cm, Robin Olsen, portier i Suedisë, 198 cm.Përsa i përket lojtarit më të shkurtër, për koiçidencë janë tre të tillë me të njëjtën gjatësi.Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbi) janë nga 165 centimetra.