Universiteti i Tetovës i përgatitur per çdo situatë/ Nga e hëna procesi mësimor do të zhvillohet online


Universiteti i Tetovës, perkatësisht Zyra për arsim përmes një njoftimi- email i ka njoftuar studentët dhe profesorët e fakilteteve se për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë ( përhapjes së virusit korona), mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve, prej 23.3.2020 ( e hënë, sipas orarit mësimor aktual), duhet të realizohet online në distancë përmes kodeve të klasave per lëndët përkatëse ne “GOOFLE CLASSROOM”, proces i cili ka qëne në funksion edhe më heret.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë te UT- së, ku mes tjersha thuhet:

Të nderuar studentë,

Për shkak të pezullimit të procesit mësimor dhe vlerësimeve se situata e jashtëzakonshme do të zgjatë më tepër kohë se sa që pritej, Ju informojmë se mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve nga data 23.03.2020 (e hënë, sipas orarit mësimor aktual) duhet të realizohet online në distancë përmes kodeve të klasave për lëndët përkatëse në “GOOGLE CLASSROOM”, proces i cili ka qenë në funksion edhe më herët.

Parlamenti studentor në bashkëpunim me përgjegjësit e grupeve, procesin mund ta ndihmojnë duke informuar të gjithë studentët për këtë formë të mbajtjes së mësimit.

UDHËZIME:
1. Menaxhimi online i ligjeratës dhe ushtrimit:

2. Shikoni videon me udhëzimet përkatëse (në attach);

3. Përmes Google “Meet”, nga mësimdhënësi do të krijohet klasë online për lëndët në kohën e caktuar sipas orarit aktual; Përmes kodit të lëndës përkatëse të “shih në: google classroom (për lëndën përkatëse), mësimdhënësi së bashku me studentët mund të kyçen në klasën online (kodi i secilës lëndë do të jetë bazë për kyçje në orën e mësimit).

4. Mësimdhënësi duhet të mbajë evidencë për studentët të cilët do të ndjekin ligjeratën, ushtrimin online përmes “google classroom” (google meet);

5. Mësimdhënia online do të mbahet sipas orarit të zakonshëm;
6.Studentët mund të parashtrojnë pyetje dhe të krijojnë diskutime me mësimdhënësin online;

7. Mësimdhënësi mund të shpërndajë slajde dhe materiale të ndryshme dhe duhet t’i furnizojnë studentët me material të domosdoshëm që do të jetë pjesë e vlerësimit të tyre në afatet e provimeve.;

8.Mësimdhënësi gjatë mbajtjes së orës mësimore, duhet ta bëjnë PRTSC (print screen) procesin dhe ta ruajnë për dorëzim në fund të muajit si foto.

9. Procesi i mbajtjes së mësimit online do të vëzhgohet dhe evidentohet.

10. Përfundimi i orës mësimore bëhet thjeshtë me mbylljen e dritares së hapur.

11. Për çdo termin të orës mësimore sipas orarit, mësimdhënësit krijojnë klasë online me kodin e lëndëve nga classroom.
12. Kyçja onl
ine e studentëve në klasë mund të bëhet edhe përmes smart telefonave nëse e kanë të instaluar aplikacionin “Meet”.

13. OBLGIOHEN MËSIMDHËNËSIT, T’I PAJISIN STUDENTËT ME KODIN E KLASËS DHE TA FURNIZOJNË ME MATERIALE PËRKATËSE TË NEVOJSHME, SIPAS DETYRIMEVE TË CILAT JANË KËRKUAR MË HERËT ME SHKRESA TË CAKTUARA.

14. Në këtë formë të mësimit, përjashtim bëjnë ushtrimet e lëndëve praktike.
Studentët dhe mësimdhënësit, të cilët kanë ndonjë problem me e-mailat zyrtar, mund ta kontaktojnë shërbimin e IT-së (e-mail: [email protected] )

Për probleme dhe vështirësi me google classroom:
Kontaktoni: [email protected]

Suksese dhe urojmë ta tejkaloni me lehtësi situatën e krijuar!

Baby Boo