Flet më në fund Jeta Xharra rreth shtëpisë milionëshe: Arsyetohet duke thënë se s’ka faj


Gazetarja Jeta Xhara është arsyetuar për skan*dalin që ditë më parë iu publikua në media, në të cilin u përfshi bashkë me Haki Abazin dhe Dajana Berisha. Xharr thotë se ajo nuk ka miliona dhe se Shtëpia e Shoqërisë Civile nuk i përket asaj.

Me 3 qershor në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore kun*dër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës pas pad*isë që është ushtruar ndaj tyre nga Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi lidhur me një kontest që ndërlidhet Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, OJQ që e kishin bashkëthemeluar.

Ndërsa, Xharra sot ka reaguar duke pretenduar se këto janë shpi*fje, dhe duke arsyetuar veten ka hedhur baltë edhe mbi mediat që kanë publikuar lajmet në lidhje me të që ishin konfimuar nga Gjykata.

“Në portale e media që kanë përfituar qindra mijëra euro nga ndërmarrjet e ndryshme publike dhe bizneset e partive politike keni lexuar lajme se Jeta Xharra “vje*dhi” e “keqpë*rdori”, tituj e tituj kreativ sa s’ta merr mendja për gjatë një jave. Krejt kjo po bëhej gjatë kohës kur unë isha duke u kërc*ënuar nga partizanë të ndryshëm politikë. Të njëjtat tablloide, në mënyrë të heshtur kaluan këtë kërc*ënim për jetë dhe vazhduan linç*imin tim publik me propa*gandë të rrej*shme e amatoreske”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Jeta Xharra gjithashtu ka thënë se ajo nuk posedon miliona e as nuk ka në pronësi Shtëpi të Shoqërisë Civile.

“Një kontest civil se kush ka drejtë t’i emërojë anëtarët e Bordit Drejtues të Shtëpisë së Shoqërisë Civile është përkthyer në lajme se kinse unë i përfitova 1 milion euro.
E PARA: unë nuk kam pasuri milionëshe, e as nuk lakmoj me pasë. Jam shumë rehat me faktin qe nuk i kam as një milion e as dy e as tre.
E DYTA: Shtëpia e Shoqërisë Civile nuk është e Jeta Xharrës por hapësirë për organizatat e Shoqërisë Civile”, shkruan ndër të tjerash Xharra.

Baby Boo