Ish-deputeti: Rama ka dy truproja, mbajnë valixhe antiplumb që hapen në rast atentati


Ish-deputeti, Edi Paloka për mënyrën sesi ruhet Edi Rama nga truprojat e tij. Nënkryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se Rama lëviz me dy truproja që janë të pajisur me dy valixhe me antiplumb. Sipas tij këto dy valixhe hapen në rast atentati.

Paloka tha:

Rama nuk kafshon dot askënd dhe asgjë, më tepër njihet si lëpirës se sa kafshues. Është tentativë për diçka. Për mua ka disa interesa, duke bashkuar edhe sulmin ndaj Evropës, ndaj Francës në veçanti. Është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij dhe paratë e pista. Është një mesazh që ai i thotë ‘mos më braktisni se unë ju mbroj deri në fund edhe përballë Amerikës’. Sulmi ndaj perëndimit mund të jetë më i thellë. Ai po sulmon këdo, Rama ka një aeroport privat, aeroportin e Rinasit, ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ‘turkish airlines’. Mos u habisni që pas 25 Prillit të marri charterin dhe të iki në lindje. Rama bredh me ushtri, ka dy truproja që kanë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash.

Baby Boo