Universiteti i Tetovës do të shënojë 25 vjetorin e ligjeratave të para


Universiteti i Tetovës me homazhe dhe disa aktivitete solemne do të shënojë 25-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para.

Aktivitetet në nderim të kësaj date historike do të mbahen të hënën, më 17 shkurt 2020.

Siç mësohet nga UT-ja në fillim do të mbahen homazhe tek busti i dëshmorit të arsimit, Abdulselam Emini;
Homazhe tek varri i rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani;
Vizitë në Muzeun e UT-së në fshatin Poroj;
Vendosja e luleve te shtatorja e rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani;

Dhe në fund do të mbahet organizimi i Manifestimit solemn në Amfiteatrin e Rektoratit.

Baby Boo