E zhveshin dhe i marrin telefonin, e lënë në mes të fushës të vetëm


Mbrëmë (3-mars) në ora 23 e 30 minuta, 26-vjeçari I.B. nga Tetova, në Sektorin e punëve të brendshem Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, dy persona prej të cilëve njërin e ka njohur, me forcë e kanë futur në veturën ,,Folkcvagen Golf” dhe e kanë dërguar në drejtim të fshatit Falishtë, ku edhe e kanë nxjerur nga vetura duke e lënë në rrugë. Gjatë kësaj, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht, i’a ka marur telefonin celularë dhe teshat që ka pasur veshur, të cilat pas një kohe të shkurtë, kanë ardhur dhe i kanë kthyer celularin dhe veshjen, më ç’rast janë larguar me veturën e tyre.

Shkaku i kësaj ndodhie, sipas denoncimit, kanë qenë mosmarëveshjet e mëhersme juridiko- pronësore.

Meren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasiti./Pa Censurë

Baby Boo