UNHCR: Përgjigjet për 2 emigrantët të cilët vdiqën gjatë një aksidenti në komunikacion


UNHCR nuk merr përgjegjësinë për dy emigrantët të cilët vdiqën gjatë një aksidenti në komunikacion, dhe që nuk janë varosur ende. Ne e dimë për problemin, por nuk është përgjegjësi e UNHCR-së, deklaroi për “Nova”, Dejan Klladarin, përfaqësues i UNHCR-së në Shkup,

“Ne jemi këtu për të ndihmuar kur ka një problem dhe kur institucionet do të na drejtohen për ndihmë, por kjo nuk është përgjegjësi e UNHCR-së. Roli i UNHCR-së nuk do të thotë që institucioni duhet të marrë përgjegjësinë, por të ndihmojë kur duhet”, tha Klladarin.

Siç është njoftuar tashmë, asnjë institucion nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për varrimin e trupave të dy emigrantëve që qëndrojnë për tre muaj në kapelën e Butelit. Institucionet e zhvendosin topin në njëra-tjetrit, ndërsa trupat janë para prishjes.

Nga organizata joqeveritare “Legis” të cilët para dy muaj e gjysmë i kanë gjetur trupat në kapelën në Butel, dhe kanë kërkuar t’i varrosë sipas zakoneve myslimane, thonë se nuk u japin atyre derisa të marrin një dokument nga Prokuroria Publike Themelore.

Historia e dy të rinjve nga Shri Lanka dhe Bangladeshi, të cilët vdiqën në një aksident, kur ata kalonin transit nëpër Maqedoni, në rrugën e tyre drejt disa vendeve të BE-së, duket se nuk iu intereson institucioneve./Telegrafi/

Baby Boo