(VIDEO) STOLTENBERG: Ne ju presim, e juaja është të vendosni nëse do të jeni anëtarja e 30-të e NATO-s


E vlerësoj partneritetin me vendin tuaj. Për disa javë do të keni referendum në të cilin do të vendosni nëse do t’i bashkoheni bashkësisë ndërkombëtare. U mbetet qytetarëve të vendosin, ne jemi të gatshëm t’ju presim si anëtarja e 30-të e Aleancës, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas stërvitjes demonstruese të Regjimentit të operacioneve speciale në kazermën në “Ilinden”.

Përkujtoi se në korrik të gjitha 29 aleatet janë pajtuar ta pranojnë Maqedoninë si anëtarja e 30-të e Aleancës.

“Vendi juaj ka ushtarë të stërvitur mirë të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në operacione të vështira. Pjesëtarët e armatës së vendit tuaj marrin pjesë në misionet e kryesuara prej NATO-s në Afganistan dhe në Irak dhe në vende të tjera, që tregon se keni armatë e cila është e aftë të kontribuojë në sigurinë ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Shekerinska nga ana e saj theksoi se deri më tani 4.000 pjesëtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në misione të ndryshme të NATO-s viteve të kaluara.

“Për ne ky është partneritet në të cilin mund të mbështetemi, kur na duhej ndihma NATO ishte këtu për ne”, tha Shekerinska.

Theksoi se çdo pjesëtar i ARM-së i cili periudhën e kaluar mori pjesë në misione të ndryshme, ishte një argument më shumë në dobi të anëtarësimit tonë në NATO.

“Dua t’ua shpreh mirënjohjen time të gjithë pjesëtarëve të ARM-së, ata ishin diplomati i vazhdueshëm i qetë i anëtarësimit tonë në NATO”, shtoi ministrja e Mbrojtjes.

Baby Boo