‘Unë Gjyla Çeliku kam një apel’


Gjyla Çeliku

Apel deri te Lëvizja Besa
Unë Gjyla Çeliku, duke parë ikjen e rinisë dhe nevojën për ndryshim në vendin tonë, bashkë me bashkëshortin tim dhe një grup intelektualësh krijuam një nismë “Ne jemi ndryshimi” për të ndihmuar bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe për të ndihmuar në proceset për të mirën e vendit tonë.

U takuam me partitë opozitare, në vazhdimësi njëri me njërën palë dhe tjetri me tjetrën, u munduam t’i binidim, i njohëm dhe mësuam. Kuptuam politikën e viseve tona në mënyrë direkte. U takuam edhe me përfaqësues të diasporës, ishim dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me lobin amerikan shqiptar të diasporës, me shoqata të ndryshme shqiptare dhe të huaja, vazhdojmë të jemi.

Bashkimi i partive opozitare ishte i vështirë për t’u realizuar, viktima si gjithmonë Lëvizja Besa.

Për hirë të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj oponionit tim që më ndjek me vite jam e detyruar të them të vërtetën:

Unë Lëvizjes Besa ia ofrova gjithë kapacitetet e mia që posedoja që vetëm e vetëm vota shqiptare të mos përçahet dhe të mos u jepet palës maqedone si 70 000 votat e zgjedhjeve lokale. Nuk kisha kërkesa të parealizuara dhe për çdo gjë negociatat vazhduan për mrekulli, por ajo që ishte pika më e rëndësishme ishte:
“Unë, nisma jonë, bashkangjitemi me të vetmin kusht që mos bëni koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase. Shqiptare linda dhe do vdes, keshtu u edukova, ketu kontribova me mish dhe shpirt. Nëse mbetem e vetme me këtë bindje, vetë do vdes. Çdoherë kam apeluar te votohet SHQIP dhe vetëm SHQIP. E mbani mend që BDI-në e kam kritikuar gjatë gjithë fushatës për koalicionin me LSDM-në që në llogari të tij fitoi pothuajse të gjitha komunat, poashtu e shava rëndë edhe për praninë e “Bratot Lube” midis Tetovës, përkraha kandidatin shqiptar për president, por edhe juve do ju shajë fort nëse e bëni një gabim të tillë”, ishin fjalët me të cilat përfunduan takimet tona. Nuk bëra zë sepse prisja fakte dhe po pres, por lojërat e Besës nuk lejojnë të heshtish sepse vazhdojnë në emrin tonë të mbledhin intelektualë në takimin e të dielës që e kanë në Tetovë duke gënjyer që edhe emrat tonë janë aty. Dëshmi i kemi mesazhet nga aktivistët tuaj. Jo secili blehet dhe manipulohet! Apeloj që emrat tonë t’i largoni dhe mos i keqpërdorni për interesat e juaja partiake që një Zot e di se si dhe ku do përfundojnë, realizoni takimet e juaja me kapacitetin tuaj sepse ne përkrahim opozitën e pastër shqiptare e cila na dha garancë që do kandidojë pastër dhe shqiptarisht në zgjedhjet parlamentare Aleanca dhe Alternativa.

Aktivitetet tona do keni mundësi t’i ndiqni ditëve në vazhdim me debate televizive, tribuna, seminare, konferenca, reflektime dhe çdo kapacitet profesional që posedojmë ne si grup.
#StopLojërave
#Përçarjeve
#Manipulimeve

Me respekt,
Gjyla Çeliku

Baby Boo